Xi Jinping dhe Joe Biden takohen në Lima

Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai amerikan Joe Biden u takuan të shtunën në Lima, Peru, gjatë pjesëmarrjes në Takimin e 31-të të Liderëve Ekonomikë të APEK-ut.

Të dy presidentët pranuan “ngritjet dhe uljet” në marrëdhëniet gjatë katër viteve në detyrë të Biden.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi se historia 45 vjeçare e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-ShBA ka vërtetuar se kur trajtojnë njëri-tjetrin si partnerë dhe kërkojnë gjuhë tëpërbashkët duke i lënë mënjanë dallimet, këto marrëdhënie do të bënin përparim të dukshëm.

Në botën e tanishme, njerëzimi po përballet me sfida të papara. Konkurrenca e vendeve të mëdha nuk duhet të jetë logjika themelore e kohës, por vetëm solidariteti dhe bashkëpunimi mund ta ndihmojnë njerëzimin të kapërcejë vështirësitë aktuale.

Xi theksoi se synimi i Kinës për një marrëdhënie “të qëndrueshme, të shëndetshme dhe të vazhdueshme” me palën amerikane mbetet i pandryshuar, parimi i Kinës ndaj respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me leverdi reciproke në këto marrëdhënie , qëndrimi i Kinës për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të vetë është i pandryshuar.

Në takimin, ai shtjelloi pozicionet e Kinës për çështjet e lidhura me Tajvanin, lidhjet ekonomiko-tregtare, shkencën dhe teknologjinë, sigurinë kibernetike, Detin e Kinës Jugore, krizën e Ukrainës dhe Gadishullin Korean

Presidenti amerikan Biden u shpreh nga ana tij sa se marrëdhëniet ShBA-Kinë janë marrëdhënie më tërëndësishme në botë. Dy qeveritë kanë një përgjegjësi ndaj dy popujve dhe botës për të parë që konkurrenca të mos kthehet në konflikt.

Sipas tij, Në katër vitet e fundit, të dy palët punuan së bashku për të rindërtuar kanalet e komunikimit. Dy ekipet diplomatike dhe të sigurisë kanë pasur shpesh komunikime strategjike dhe dialog të sinqertë dhe të thelluar, gjë që i ndihmoi të dyja palët të kuptojnë më mirë njëra-tjetrën. Të dy palët kanë bërë përparim të dukshëm në marrëdhëniet ushtarake, kundër narkotikëve, zbatim të ligjit, Inteligjencë Artificiale, përballje të ndryshimeve klimatike dhe shkëmbim njerëzor. “Kjo tregon se çfarë mund të bëjmë për të dy popujt kur punojmë së bashku”.

Biden ritheksoi se pala amerikane do të qëndrojë e përkushtuar ndaj politikës së “një Kine”. Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të rrisin komunikimin dhe dialogun me Kinën gjatë periudhës së tranzicionit për të pasur një perceptim më të mirë për njëri-tjetrin dhe për të menaxhuar me përgjegjësi dallimet.

Të dy presidentët përsëritën mirëkuptimet e përbashkëta prej shtatë pikash mbi parimet udhëzuese për marrëdhëniet Kinë-ShBA që janë përkatësisht trajtimi reciprok me respekt, gjetje e një mënyre për të jetuar bashkë në mënyrë paqësore, mbajtje e linjave të hapura të komunikimit, parandalim i konfliktit, respektim iKartës së Kombeve të Bashkuara, bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët dhe menaxhim me përgjegjësi të aspekteve konkurruese.