Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se Granit Xhaka, do të mbetet kapiten i helvetikëve.

“Graniti është kapiteni ynë”, ka thënë Yakin, shkruan “Blick”.

Sipas Yakinit, lojtarët vendosin se kush është kapiten. 

“Por kur të kthehet Graniti, me siguri do t’i diskutojmë të gjitha këto”.

Në mungesë të Xhakës, shiritin e kapitenit te Zvicra për katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve, e barti Manuel Akanji.

Akanji po ashtu shpreson në kthimin e shpejtë të Xhakës te Zvicra.

“Shpresoj shumë, sepse na duhen lojtarët më të mirë të mundshëm në ekipin kombëtar”, tha Akanji.

Edhe pse e kreu në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e kapitenit, Akanji thotë se “Xhaka është kapiteni i Zvicrës”.

“Gjithçka do të mbetet e njëjtë dhe Xhaka do ta mbajë përsëri shiritin e kapitenit”, është shprehur Akanji.

Xhaka nuk ishte pjesë e grumbullimit për ndeshjet e Ligës së Kombeve pasi pranoi se ka falsifikuar certifikatën për vaksinimin kundër COVID-19.