Lamine Yamal është rikthyer zyrtarisht. 18-vjeçari i Barcelonës shkëlqeu ndaj Betisit, duke treguar një dimension të ri të talentit të tij. Për herë të parë, Hansi Flick e aktivizoi si trekuartist, pas sulmuesit qendror. Një ide e paprovuar më parë, por që funksionoi. Yamal drejtoi lojën, duke kombinuar kreativitetin ofensiv me angazhimin mbrojtës dhe shfaqi pjekuri befasuese.
Statistikat flasin qartë: 4 raste të krijuara, 4 driblime të suksesshme, 16 pasime të sakta në një të tretën e fundit të fushës dhe 7 topa të rikuperuar; më i miri i skuadrës. Gjithmonë bujar në lojë, ai shërbeu shokët dhe vendosi interesin kolektiv mbi lavdinë personale. Përtej sulmit, Yamal u dallua edhe në mbrojtje, duke i dhënë Barcelonës më shumë balancë. Mediat spanjolle e përshëndetën këtë version “Yamal 2.0”.
“Marca” thekson gatishmërinë e tij për të luajtur si qendror, “Mundo Deportivo” flet për evolucion drejt rolit qendror, ndërsa “Sport” e përshkruan si më të pjekur, të krahasueshëm për ndikimin në lojë me Messin e epokës së Guardiolës. Kjo ndeshje mund të shënojë fillimin e një epoke të re për Yamal.
The post “Yamal 2.0” iu pëlqen të gjithëve… Më qendror në lojë, vendimtar edhe në fazën mbrojtëse appeared first on Telesport.
