Lamine Yamal është shndërruar në sensacion në botën e futbollit dhe atij i është dhënë një shans te Barcelona dhe te kombëtarja spanjolle, dhe nga ndeshja në ndeshje ka lënë mbresa me aftësitë e tij në fushë.
17 vjeçari tani u ka kërkuar trajnerëve të Barcelonës që të jenë përgjegjës për ekzekutimin e goditjeve të lira dhe penalltive nga sezoni i ardhshëm.
Sipas Mundo Deportivo, lojtari i ri dëshiron të shënojë edhe më shumë gola pasi shënoi 18 në 55 ndeshje sezonin e kaluar me 25 asistime.
Tani ai po pret një përgjigje nga klubi dhe trajneri Hansi Flick. Do të jetë një vendim sfidues, sepse është e vështirë t’ia lësh gjithçka të riut kur ka shokë skuadre më me përvojë. Për datëlindjen e tij të 18 pas disa javësh, Barcelona ka përgatitur një njoftim të veçantë, Yamal do të bëhet “dhjetëshi” i ri i klubit.
Pasi Ansu Fati u largua nga klubi, numri dhjetë tani është i lirë dhe ka kaluar në duart e Yamal, i cili do ta mbajë deri në vitin 2031, kur skadon kontrata e tij.
Yamal ka luajtur 106 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar 25 gola dhe 34 asistime.
