Edhe pse vetëm 19 vjeç, Lamine Yamal ka një “palmares” të jashtëzakonshëm: Kupën e Botës, Europianin, tre tituj të La Liga-s, një “Kupë Mbreti” dhe dy Superkupa të Spanjës. I vetmi trofe madhor që i mungon është Champions League, por talenti i Barcelonës synon shumë më tepër.

Në një intervistë për “L’Équipe”, spanjolli shpjegoi filozofinë e tij: “Kam shumë shembuj për të ndjekur, gjithmonë mund të përmirësohesh. Kam fituar tri herë La Liga-n dhe tani mendoj ta fitoj edhe të paktën 7 ose 8 herë. Nuk e kam fituar ende Champions League dhe dua ta bëj”.

Ai shtoi: “Nëse PSG ka fituar dy Champions radhazi, unë dua të fitoj tre radhazi. Nëse nuk fitoj ‘Topin e Artë’, vitin tjetër duhet ta fitoj. Dhe nëse e fitoj, atëherë do të kërkoj edhe 5 të tjerë. Besoj se nuk mund të ndalesh kurrë. Gjithmonë mund të fitosh më shumë. Mentaliteti im është: të fitosh, të fitosh dhe të vazhdosh të fitosh”.

 

The post Yamal nuk i vendos limite vetes: Mentaliteti im është të fitosh, të fitosh dhe të vazhdosh të fitosh appeared first on Telesport.