Në Spanjë rikthehen polemikat mes Barcelonës dhe Federatës së Futbollit për thirrjen e Lamine Yamal në kombëtaren iberike. Trajneri De La Fuente e kishte përfshirë yllin e lindur më 2007 në listën e lojtarëve për dy kualifikueset e tetorit, por më pas u detyrua ta lërë pushim për shkak të lëndimit të ri, pësuar në Champions League kundër PSG-së.

Ky lajm ka surprizuar Federatën, duke qenë se ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes stafit mjekësor të Barcelonës dhe trajnerit të kombëtares spanjolle. Yamal ishte detyruar ta linte grumbullimin e muajit të kaluar me kombëtaren për shkak të një problemi në shpinë, por ekzaminimet e mëtejshme të klubit zbuluan edhe një shqetësim në ijë. Barcelona akuzoi stafin mjekësor spanjoll se nuk kishte monitoruar me kujdes situatën.

Sipas mediave spanjolle, lëndimi i fundit i Yamal (zyrtarisht një rikthim i dëmtimit në ijë) mund të ketë qenë i qëllimshëm për ta mbajtur të gatshëm për “El Clasico” ndaj Real Madridit, supersfidë që do të luhet mbas kualifikueseve të kombëtares. Grumbullimi i Yamal u anulua për shkak lëndimi ndaj PSG-së, duke shkaktuar tension tjetër mes Barcelonës dhe Federatës, me spekulime se lëndimi mund të jetë orkestruar për ta ruajtur atë në funksion të “El Clasico”.

 

The post Yamal “refuzon” kombëtaren, në Spanjë janë të sigurt: Barcelona po e kursen për “El Clasico” appeared first on Telesport.