Juventus po fiton 1-0 ndaj Genoa-s në “Allianz Stadium” në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për bardhezinjtë.

Ishte Kenan Yildiz që i dha avantazhin Juventus-it me një gol shumë të bukur në minutën e 25-të. Pas topit të marrë nga një rivënie anësore, Yildiz depërton bukur në krah dhe shënon një gol “alla” Messi.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë e Juventus-it nën drejtimin e Igor Tudor. Kroati mori drejtimin e bardhezinjve pak ditë më parë dhe deri tani po e nis me këmbë të mbarë.

SHIKGOLAT

The post Yildiz “kopjon” Messin dhe shënon gol spektakolar ndaj Genoa-s (video) appeared first on Telesport.