Sulmuesi i Juventus, Kenan Yildiz, i është nënshtruar dje një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Frosinone, sulmuesi turk iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e majtë dhe do të fillojë rehabilitimin që sot.
Ndërhyrja u krye në Augsburg. Ai pritet të jetë jashtë fushave për afërsisht dy deri në tre muaj, me Yildiz që synon të kthehet në nëntor. Buletini mjekësor i klubit bardhezi konfirmoi kryerjen e operacionit të talentit turk
“Dje pasdite, Yildiz iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale osteosinteze për një frakturë në bazën e metatarsalit të pestë në këmbën e majtë. Ndërhyrja kirurgjikale, ishte një sukses i plotë dhe lojtari do të fillojë programin e tij të rehabilitimit sot
The post Yildiz kryen me suskes operacionin në këmbë dhe nis që sot rehabilitimin, rikthimi pas 3 muajsh appeared first on Telesport.
