Leonardo Bonucci ka folur gjithashtu për lojtarët individualë të Juventusit gjatë intervistës së tij për “Gazzetta dello Sport”, duke u përqëndruar kryesisht te Teun Koopmeiners: “Pse ka vështirësi? Kur ndryshon klub dhe mjedis, fshin gjithçka që ke krijuar. Nëse nuk hyn në një skuadër që është tashmë e konsoliduar, gjithçka bëhet më e komplikuar. Më ka ndodhur edhe mua te Milani, ndaj nëse nuk ke personalitet të madh, do të kesh edhe më shumë vështirësi”.
Nga çfarë mund të fillohet përsëri?
Yildiz ka luajtur shumë më tepër se nën drejtimin e Allegrit dhe tani mund ta shesin për 70-80 milionë euro. E vlerësoj pozitivisht Thuram, edhe Di Gregorio po bën mirë. Pra, ka diçka për ta shpëtuar këtë sezon te Juventusi. Kenan e mbaj mend nga viti 2022, kur bëmë një ndeshje me U-19. Kur kishte topin, vinte dhe na sulmonte mua e Danilo pa frikë. Vlen kaq para, sepse për moshën e tij ka treguar se është lojtar i rëndësishëm. Nëse Juventusi do të ketë forcën ta mbajë, është një nga ata prej të cilëve mund të rifillohet, edhe pse ende nuk i ka treguar të gjitha cilësitë e tij. Ai sjell entuziazëm për tifozët dhe ka goditje, por për t’u renditur në kategorinë e Yamal duhet të rritet shumë dhe të jetë më pak egoist. Në ndeshjen e parë me Atalantën duhej ta kalonte topin te Mbangula.
Vlahovic, a duhet të largohet?
Nëse qëndron Motta, nuk besoj se mund të mbetet. Në fillim luajti shumë, pastaj diçka ka ndryshuar.
The post “Yildiz vlen 70-80 milionë euro. Vlahovic? Me Mottën trajner, nuk mund të qëndrojë te Juve” appeared first on Telesport.
