Pas lajmit të pafajësisë së Dani Alves për krimin e sulmit seksual, për të cilin ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg, Joana Sanz ka ndarë në rrjetet sociale se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. “Nuk doja të ndaja asgjë derisa të isha më shumë se e dukshme, por desha ta ndaj për ato që janë në luftë”, – ka nënvizuar ajo në deklaratë.
Modelja ka dashur të ndajë me ndjekësit e saj procesin që ka kaluar para se të mund ta shpallte këtë lajm: “Kam pasur nevojë të përballesha që nga mosha 22 vjeçe me pyetjen: Kur do të kesh fëmijë? Sa presion shoqëror kam pasur, ka qenë kaq i frikshëm. Kurrë nuk e kam pasur instinktin e nënës, atë dëshirë për të pasur fëmijë ose për të patur dëshirë të mbaja fëmijën e dikujt”.
Joana ka pranuar gjithashtu se disa kohë më parë ka filluar të mendojë për idenë e të bërit nënë, por nuk ka arritur ta realizojë deri tani: “Pesë vite më parë e mendoja me shumë frikë idenë e të bërit nënë.
Frikë, sepse një qenie njerëzore do të varet nga unë për të mbijetuar, frikë se nuk do të punoja, frikë se do të humbisja veten si grua… Por kjo është një histori tjetër. Ajo që doja të tregoja është se një grua e shëndetshme 27-vjeçare përballet me dy fertilizime ‘in vitro’, tri humbje dhe së fundi një operacion të tubave të fallopit, shoqëruar me shfaqjen e endometriozës”.
Në fund, modelja kanariane nuk ka dashur ta humbasë mundësinë për të kujtuar nënën e saj, e cila vdiq para pak më shumë se dy vitesh: “Unë e di që ishte ajo që ma dërgoi këtë, për të mos u ndjerë më kurrë e vetmuar, për të bërë përpjekje për jetën dhe pasur këtë ylber plot dashuri pas gjithë asaj stuhie”.
The post “Ylber plot dashuri pas gjithë asaj stuhie”; Joana Sanz njofton se është shtatzënë me Dani Alves appeared first on Telesport.
