Jemi mësuar ta shohim Yll Limanin në skenat muzikore më të njohura, por këtë herë së bashku me menaxherin e tij Bonart Ajvazi, ai do të jetë pjesë e konferencës më të madhe të marketingut digjital në rajon, GrowthTank.
Ata do të jenë dy nga folësit kryesorë të këtij edicioni, ku më 8 Nëntor, në Klan Arena, do të prezantojnë temën “Disrupting the Beat: Art as Content”, gjatë së cilës do të diskutojnë rreth procesit të krijimit të hiteve muzikore, menaxhimin e markës personale, strategjitë e marketingut, shpërndarjen në platformat digjitale dhe ndikimin e tyre.
Ylli Limani është një nga artistët më të njohur të popit në Evropën Juglindore, i njohur për hite si “Buzet e kuqe,” “Malli,” “Marre,” “Tonat,” “Merri Krejt,” dhe “Jom ka du me t’pa.”
Ndërsa, Bonart Ajvazi është Drejtor Ekzekutiv dhe themelues i Three60 Music dhe 360 Media, dy kompani me ndikim të madh në industrinë muzikore me bazë në Prishtinë.
The post Yll Limani dhe Bonart Ajvazi, pjesë të edicionit të katërt të GrowthTank! appeared first on Veriu.info.

