Dayot Upamecano me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me Bayern. Qednërmbrojtësi francez deri tani ka refuzuar ofertat e bavarezëve për të rinovuar kontratën, e cila skadon në fund të këtij sezoni, pasi nuk është i kënaqur me pagën që merr aktualisht. Upamecano ka kërkuar rinovim por me rritje të ndjeshme të rrogës, gjë që nuk është pranuar nga klubi bavarez, që i ofron rinovim me pagën aktuale.

Në këtë situatë, francezi mund të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe dy destinacionet më të mundshme janë Barcelona dhe Liverpool.

Hansi Flick e pëlqen shumë 26-vjeçarin francez dhe e sheh atë si partnerin ideal për Pau Cubarsi në qendrën e mbrojtes, repart ku Barcelona ka shfaqur shumë probleme.

Në anën tjetër, Arne Slot e sheh Upamecano si zëvendesuesin ideal të Ibrahima Konate, i cili do të largohet si lojtar i lirë drejt Real Madridit në verën e ardhshme.

The post Ylli i Bayern në dilemë të madhe, të shkojë te Barcelona apo te Liverpool appeared first on Telesport.