Arda Guler ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ri, nëse do vazhdojë të qëndrojë te Reali apo do të kërkojë një aventurë të re.

Pavarësisht talentit dhe potencialit të tij, futbollisti i ri turk nuk e ka gjetur dominimin që priste në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, gjë që ka sjell zhgënjim te djaloshi turk dhe njerëzit e tij të afërt.

Ditët e fundit janë zhvilluar takime mes zyrtarëve të Real Madridit dhe përfaqësuesve të Guler për të vendosur të ardhmen e tij. Edhe pse futbollisti e ka të qartë se prioriteti i tij është të qëndrojë te “Los Blancos”, ka një faktor kyç që mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje: vazhdimësia e Carlo Ancelottit.

Sipas asaj që raporton ‘DefensaCentral’, nëse trajneri italian do të qëndrojë në krye të skuadrës madrilene edhe sezonin e ardhshëm, fantazisti turk do të kërkojë të largohet gjatë verës. Për turkun ka një interes të madh nga disa klube të njohura si Milan, Bayern, Eintracht Frankfurt, Roma, Real Sociedad, Salzburg, Dortmund etj.

The post Ylli i Real-it do të largohet në fund të sezonit nëse Ancelotti qëndron edhe për sezonin e ardhshëm appeared first on Telesport.