Al-Nassr po ngulmon me forcë për Rafael Leao. Stefano Pioli ka vënë në shënjestër sulmuesin e Milanit. Nuk është sekret që dyshja ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer gjatë periudhës së titullit të fituar në sezonin 2021-2022.

Sipas të përditshmes torineze “Tuttosport”, fondi Pif, pronar i klubit saudit, ka ofruar deri në 100 milionë euro për të siguruar portugezin, i cili në Arabinë Saudite do të bashkohej me mentorin e tij të njohur, Cristiano Ronaldo, shok ekipi në kombëtaren portugeze.

Nga klubi i “via Aldo Rossi”, gjithashtu sipas gazetës në fjalë, që citon një raport të “L’Equipe”, ka mbërritur “jo” kategorike. Lojtari nuk do të largohet nga Milani, pasi është pikë e qëndrueshme dhe referuese në dhomën e zhveshjes së trajnerit Conceiçao.

Një vendim i prerë nga ana e kuqezinjve, edhe pse kjo kërkesë është “bekuar” nga Pioli, i cili ka lënë një kujtim të shkëlqyer te klubi. Në sezonin aktual, Rafael Leao ka luajtur 28 ndeshje në kompeticionet e ndryshme, duke realizuar 8 gola dhe dhënë 7 asiste.

Momentet janë padyshim delikate, por Milani dëshiron të mbështetet te numri i vet 10 për të rigjetur forcën dhe tentuar gjithashtu rikthimin në zonën e Champions League. Vetë refuzimi i një oferte të majme nga Arabia Saudite, me sponsor Stefano Piolin, tregon rëndësinë e portugezit te “Djalli”.

The post Zbluohen prapaskenat… Al-Nassr ngulmoi deri në fund, ofroi 100 milionë euro për Leaon appeared first on Telesport.