Nuk mjaftuan as 120 minuta lojë për të nxjerrë një fitues mes Arsenal dhe Manchester United, e vlefshme për FA Cup. Ishin penalltitë ato që përcaktuan fituesin që do vazhdojë më tutje në këtë kompeticion dhe “Djajtë e Kuq” u treguan më të saktë nga pika e bardhë.
Mediat angleze zbulojnë një detaj të veçantë nga kjo përballje, ku mbrojtësi i Arsenal-t, William Saliba, nuk kishte të drejtë të ekzekutonte penallti.
Arsyeja? Manchester United luajti më shumë se gjysmën e ndeshjes me një lojtar më pak, pasi Diogo Dalot u ndëshkua me karton të kuq gjatë kohës së rregullt dhe Amorim kishte në dispozicion vetëm 10 lojtarë për penalltitë.
Në këtë mënyrë për shkak të këtij rregulli të panjohur, Arteta ishte i detyruar të zgjidhte 10 lojtarë po aq sa kundërshtari dhe la jashtë mbrojtësin Saliba.
Kujtojmë se për “Topçinjtë” i vetmi qe gaboi ishte Kai Havertz, ndërsa 5 lojtarët e përzgjedhur nga Amorim u treguan të saktë. Po ashtu, Arsenal humbi dhe një penallti gjatë kohës së rregullt, ku gaboi Martin Odegaard.
The post Zbulohet arsyeja, ja pse mbrojtësi i Arsenal-it nuk kishte të drejtë të gjuante penallti kundër Manchester United appeared first on Telesport.

 
                    