Real Madrid e ka shënuar tashmë datën në kalendar për zyrtarizimin e trajnerit të ri. Florentino Pérez ka vendosur që nënshkrimi i Xabi Alonsos do të bëhet zyrtar midis 27 dhe 28 majit, menjëherë pas ndeshjes së fundit të ligës kundër Real Sociedadit.

Qëllimi i klubit madrilen është të hënën më 26 maj të bëjë një ceremoni falënderimi për Carlo Ancelotti-n, i cili absolutisht nuk e meriton largimin thjesht me një njoftim në rrjetet sociale zyrtare të klubit, por meriton shumë më shumë.

Ndërsa më 27 maj, është dita e zgjedhur nga klubi madrilen për të prezantuar trajnerin e tyre të ri, por DefensaCental raporton se mund të ketë edhe ndryshim planesh, duke e shtyrë ceremoninë për në datë 28, por nëse vendoset për në datën 28, atë ditë do të bëhet prezantimi edhe i Xabi Alonso-s edhe i Alexander-Arnold. Deri sot, është vendosur që më datë 27 të prezantohet Xabi Alonso dhe një ditë pas tij, Alexander Arnold.

The post Zbulohet data kur Real Madrid do të prezatojë zyrtarisht Xabi Alonso-n appeared first on Telesport.