Times Sport ka publikuar listën e Pep Guardiolës për merkaton e janarit. Manchester City pritet të bëjë ndërhyrje të fuqishme pas problemeve që kaloi këtë pjesë të parë të sezonit.
Emrat e zgjedhur nga Pep janë Bruno Guimarães, Jamal Musiala, Florian Wirtz, Martin Zubimendi dhe Marc Guéhi, deri tani lojtarë të provuar në klubet e tyre dhe që garantojnë impakt të menjëhershëm në fushë.
Më i shtrenjti është Wirtz, i cili kushton 120 mln euro, ndjekur më pas nga Bruno, i cili kushton 100 mln euro, dhe Musiala, me të njëjtën shifër.
Nëse Guardiola nuk arrin të blejë të paktën tre prej këtyre lojtarëve, Times Sport shkruan se në “Etihad Stadium” do të krijohet ideja se ky sezon ka mbaruar.
The post Zbulohet lista e merkatos së janarit! Guardiola zgjedh 5 emra për të ndryshuar fytyrën e ekipit appeared first on Telesport.
