Barcelona dhe Atletico Madrid kanë hyrë në një fazë tjetër për çështjen Alvarez. Dy klubet janë në bisedime për të gjetur një rrugë të përbashkët për transferimin e argjentinasit në “Camp Nou”.
Atletico nuk lëviz nga shifra 150 milionë euro, por tashmë nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së një ose disa lojtarëve katalanas në këtë operacion. Mundo Deportivo zbulon se lojtari i kërkuar nga Diego Simeone është Marc Bernal.
Mesfushori 19-vjeçar është nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi 500 milionë euro. Bernal konsiderohet i paprekshëm nga trajneri Hansi Flick dhe gëzon besimin e tij të plotë.
Barcelona nuk e ka përjashtuar përfshirjen në marrëveshje të një ose disa prej lojtarëve të sja në operacionin për transferimin e Alvarez, por do të jenë ata lojtarë që nuk janë të rnëdësishëm të themi për projektin e Hansi Flick.
The post Zbulohet lojtari i Barcelonës që Simeone kërkon në operacionin për Alvarez, Flick e konsideron të paprekshëm appeared first on Telesport.
