Corriere dello Sport dhe Tuttosport raportojnë se drejtuesit e Juventus-it kanë nisur që tani nga puna për të siguruar qëndrimin përfundimtar të Kolo Muani në Torino edhe pas përfundimit të huazimit 6 mujor nga PSG.

Francezi ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje, duke i bindur të gjithë që ai është pikërisht sulmuesi që i duhet këtij ekipi. Megjithatë, do të duhet një ofertë e madhe ekonomike për të siguruar shërbimet e francezit, duke ditur se PSG shpenzoi 85 milionë euro për transferimin e tij nga Eintracht Frankfurti në vitin 2023.

Drejtuesit e Juventus-it synojnë të paguajnë më pak se kjo shifër duke besuar se sulmuesi francez nuk ka vend te PSG-ja, për aq kohë sa trajner do jetë Luis Enrique.

Bardhezinjtë e duan aq shumë Kolo Muani, sa janë gati të sakirifkojnë dy prej yjeve të tyre për të siguruar ofertën bindëse për PSG-në. Bëhet fjalë për Dusan Vlahovic dhe Andrea Cambiaso, të cilët pritet të largohen në verë nga Torino.

Për sulmuesin serb, Juventus kërkon diku te 50 milionë euro, larg asaj që pagoi për kartonin e tij, por edhe me këtë shumë do të jenë të kënaqur duke parë formën e tij aspak të qëndrueshme.

Përsa i përket Cambiaso, ai ishte shumë pranë largimit në merkaton e janarit. Pep Guardiola është i “fiksuar” pas italianit dhe është i gatshëm të japë 65-70 milionë euro për të bindur Juventus0in ta lërë të lirë.

The post Zbulohet plani i Juventus-it për të mbajtur përfundimisht Kolo Muani, do sakrifikohen këta dy lojtarë appeared first on Telesport.