Këngëtarja Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.

Ajo ka postuar një foto të ngrohtë ku shfaqet në shoqërinë e nënës dhe vjehrrës, shkruan Indeksonline.

Krahas fotos shkroi: “Me dy zemrat e mija mami edhe nana”, duke treguar lidhjen e fortë dhe respektin që ka për këto dy gra të rëndësishme në jetën e saj.

Albina është e njohur jo vetëm për talentin në muzikë por edhe për afërsinë me familjen, duke dëshmuar që dashuria dhe respekti janë themeli i çdo marrëdhënie të shëndetshme.