Walter Zenga, ish-portieri i Interit, analizoi për “Corriere dello Sport” nisjen e sezonit të zikaltërve dhe situatën e Josep Martínez: “Nëse kritikohet faza mbrojtëse, do të thotë ‘të kërkosh qimen në vezë’ te një skuadër që po konfirmon vlerat e saj. Golat e pësuar vijnë nga gabime individuale në përqendrim, që do të korrigjohen. Nuk shqetësohem shumë, pasi nuk kanë ndikuar në rezultate. Në këtë pikë të sezonit të kaluar, Interi kishte humbur tashmë dy ndeshje”.
Për gabimet e portierit Martínez tha: “Në më shumë se 50 ndeshje, një portier bën gjithmonë 4-5 gabime. Është fiziologjike. Fatkeqësisht, Martínezit nuk i kanë ndodhur në momente pa rëndësi. Duhet të vazhdojë rrugën e tij dhe të ruajë ekuilibrin”.
Megjithatë, Zenga pranon se në fillim të sezonit kishte dyshime: “Portieri mund të ishte pikëpyetja e vetme. Nuk kishte luajtur prej dy vitesh, i mungonte eksperienca dhe pas tij ishte një portier që mund t’i marrë vendin. Ndoshta do të kisha marrë dikë më me përvojë.
Edhe unë, kur debutova tek Interi, vija nga një vit në stol dhe nuk kisha luajtur kurrë në Serie A. Nëse e kanë zgjedhur, duhet të ketë një arsye që ne nga jashtë nuk e shohim”.
The post Zenga e mbron pjesërisht Martínez: Gabimet janë fiziologjike, do të kisha zgjedhur më shumë eksperiencë appeared first on Telesport.
