Një akt vandal u shënua mbrëmjen e së dielës, më 27 shtator, në Milano, ku dikush dëmtoi muralin kushtuar Franco Baresit, në pjesën e jashtme të “Casa Milan”. Fytyra e ish-kapitenit kuqezi u mbulua me bojë sprej, duke dëmtuar veprën e realizuar nga artisti Lucas.streetart.
Gjesti ka shkaktuar indinjatë, vetëm pak ditë pasi u diskutua gjatë për atë që ndodhi me një tjetër ikonë të futbollit italian, Sandro Mazzola, në ndeshjen Juventus-Atalanta.
Edhe legjenda e Interit, ish-portieri Walter Zenga, reagoi përmes Instagramit: “Franco Baresi ka qenë kundërshtar, shok skuadre në kombëtare, kapiten dhe mbi të gjitha një njeri që i ka dhënë dinjitet futbollit italian. Të dëmtosh imazhin e tij nuk fyen vetëm Milanin apo tifozët e tij. Fyen historinë e futbollit tonë dhe të gjithë ata që ende e dinë çfarë do të thotë fjala respekt.
Kush e ka bërë këtë nuk përfaqëson asnjë tifozëri. Përfaqëson vetëm veten dhe mjerimin e tij. Fanellat na ndajnë, respekti duhet të na bashkojë. Gjithmonë. Franco nuk preket”.
The post Zenga për vandalizimin e muralit të Baresit: Franco nuk preket, nuk po fyeni vetëm Milanin appeared first on Telesport.
