Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, do të marrë pjesë në Takimin e Lidershipit, i cili do të mbahet në Davos nga data 19 deri më 22 janar.
Takimi i Lidershipit në Davos do të mbledhë liderë botërorë, ekonomistë, bankierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, me qëllim diskutimin e sfidave globale dhe zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri i Parë do t’i drejtohet forumit në kuadër të një paneli diskutimi, ku do të trajtohen temat e ndryshimeve klimatike, konflikteve globale dhe përkujdesjes sociale.
