A do të kemi zgjedhje të parakohshme vetëm pas gjysmës së mandatit të kësaj Qeverie? Në opinion po shtohen këto paralajmërime nga blloku opozitar shqiptar, veçanërisht pas rezultateve të zgjedhjeve lokale të përsëritura.
Nga LSDM në periudhën e kaluar dolën me pretendime se diçka të tillë dëshiron kryeministri Mickoski. Kryetari i partisë opozitare, Venko Filipçe, vlerëson se Mickoski e kërkon këtë si mbulim për politikat e pasuksesshme dhe prej këtu rrjedh edhe kërkesa për shfuqizimin e qeverisë teknike, e cila ishte temë e takimit të liderëve.

“Nuk mund ta parashikojmë tani se si do të jetë ky cikël, ai i radhës e kështu me radhë, në prag të këtyre zgjedhjeve të ardhshme, kurdo që të mbahen, qoftë të parakohshme apo të rregullta. Pushteti ka të njëjtat sjellje që çuan në vendosjen e Qeverisë së Përzhinës. Do t’i keqpërdorin të gjitha institucionet: presion përmes policisë, shërbimeve sociale, keqpërdorime në bujqësi. Çfarë më shumë se kaq duhet të shohim që të kuptojmë se dikush nga opozita duhet të bëjë kontroll”, tha Filipçe.

Nga BDI janë të gatshëm për zgjedhje të përkohshme, por së pari kërkojnë ndryshime, që në të ardhmen të kemi Qeveri me shumicë të dyfishtë dhe shumicë të dyfishtë në Gjykatë Kushtetuese.

“Qeveri me shumicë të dyfishtë dhe miratimi i akteve në Gjykatën Kushtetuese me shumicë të dyfishtë janë, sipas nesh, prioritet më i rëndësishëm se vetë zgjedhjet e parakohshme. Por, nëse ka vullnet politik, këto dy çështje mund të zgjidhen brenda një dite dhe menjëherë pas kësaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Arbër Ademi.

Nga ana tjetër, Mickoski ishte kategorik sa i përket çështjes së zgjedhjeve të parakohshme.

-A u hap tema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?
-Jo.

Edhe presidentja Siljanovska-Davkova vlerëson se nuk është mirë të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse, siç theksoi ajo, ka shumë probleme serioze që kanë filluar të zbatohen dhe është mirë që ato të përfundojnë.

Janë dy terminë që po përmenden si të mundshëm për zgjedhje të parakohshme, thotë analisti ti Sefer Selimi. Në maj, që sipas tij është e prerefruar nga ana e Qeverise dhe z. Mickoskit dhe tetor të këtij viti.

Mundësia për të ndodhur këto zgejdhje të parakohshme për mua është reale sepse ka më tepër faktor të cilët determinojnë që Mickoski t’i shoh zgjedhjet parlamentare si një formë shpëtimi për qeverisjen e tij afatgjate. Këtë e them se Mickoksi sapo mori mandatin e fundit në krye të DPMNE-së, një mandat katërvjecar që do të donte ta njëhsonte ose varazonte me një mandat të ri qeveritar si kryeministër. Ndërkaq situata makro-ekonomike financiare është tejet e vështirësuar në vendin tonë dhe efektet mund të jenë reale dhe mund të godasin reputacionin e Mickoskit dhe Qeverisë së tij.
Edhe Arben Taravari ka përmendur dy termin për zgjedhje këtë vit, maj dhe tetor.
Ndërkohë nga VLEN kanë deklaruar Qeveria është stabile dhe se mandatet duhet të kryhen deri në fund.