Dalja e ulët dhe problemet me aparatet për votim duket se do t’i njollosin zgjedhjet e shtata parlamentare në tre vitet e fundit në Bullgari. Në zgjedhjet e deritanishme vetëm dy herë u arrit që të formohet qeveri, por të dyja dështuan.

Sociologët presin që lodhja dhe zhgënjimi i votuesve nga sistemi politik të rezultojnë me dalje të dobët dhe njëkohësisht me numër të lartë të votave të pakontrolluara – jo vetëm vota të blera, por edhe vota si pasojë e presionit të autoriteteve lokale.

Në Bullgari që nga 2020 mbizotëron paqëndrueshmëri politike kur shpërthyen protesta kundër politikanëve të korruptuar që u lejuan oligarkëve ta marrin kontrollin ndaj institucioneve shtetërore.

Bullgaria është një nga vendet anëtare më të varfra dhe më të korruptuara në BE dhe përpjekjet për luftë kundër korrupsionit është një luftë e vështirë kundër gjyqësorit që nuk është reformuar.

Ekspertët edhe për këto zgjedhje nuk janë optimistë se mund të dilet nga qorrsokaku.

Votim zbatohet edhe në Maqedoni në 5 vendvotime në Manastir, Kavadar, Prilep, Shkup dhe Strumicë. Kanë votuar 62 persona por numri mund të rritet sepse kërkesë për votim mund të bëhet edhe në vetë vendvotimin.

Në fund edhe një kuriozitet. Në një vendvotim në Plovdiv derën e kanë hapur me prerëse hekuri për shkak se nuk hapej me çelës.