Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme konfirmoi që zgjedhjet për kryetar komune në rreth të parë kanë mbaruar në 33 komuna, ndërsa në 11 të tjera janë dorëzuar ankesa ndaj të cilave duhet të veprohet brenda 72 orësh në KSHZ ose eventualisht në Gjykatën Administrative. Gjithsej janë dorëzuar 57 ankesa për vendvotime të ndryshme në Haraçinë, Bogdanci, Bosillovë, Butel, Veles, Gazi Babë, Krivogashtan, Prilep Resnjë, Çair dhe Çashkë. 37 prej tyre kanë të bëjnë me procedurën e konstatimit dhe llogaritjes së rezultateve nga votimi, ndërsa 20 për procedurën e votimit. Ndërkohë, janë dorëzuar ankesa edhe ndaj 17 listave për këshilltarë. /Alsat.mk

The post Zgjedhjet lokale, KSHZ shqyrton ankesa për 11 komuna appeared first on Alsat.