LSDM-ja promovoi kandidatët e saj për Komunën e Makedonski Brodit. Kandidati për kryetar komune Ivica Stojkoski premtoi se do të punojë me nderë dhe do të jetë transparent. Ai premtoi se seancat e këshillit të komunës do të transmetohen publikisht për të qenë më të qasshme për qytetarët. Sipas Stojkoskit, komuna ka potencial bujqësor dhe turistik të cilin deri tani nuk e ka shfrytëzuar.

“E ardhmja e Makedonski Brodit në këto zgjedhje lokale duhet të jetë lart në shkallën e prioriteteve. Për të ardhmen e Makedonski Brodit dhe jetën e gjeneratave të reja duhet të luftojmë bashkë dhe ta ndërtojmë bashkë. Të luftojmë bashkë ta bëjmë Makedonski Brodin komunë të njohur turistike, urbane, sportive, kulturore dhe shkencore, të jetë vend më i lumtur për të jetuar. Të jesh kryetar i Makedonski Brodit do të thotë të punosh me përkushtim, me nderë, në mënyrë transparente dhe gjithmonë të jesh i qasshëm për qytetarët. Mjedisi i pastër jetësor ekologjik është parakusht për prodhimin e produkteve ushqimore cilësore. Ka potencial të mirë turistik i cili deri në këtë moment nuk shfrytëzohet mjaftueshëm”, deklaroi Ivica Stojkoski, kandidat i LSDM-së për Makedonski Brodin. /Alsat.mk

The post Zgjedhjet lokale/ LSDM-ja tubim në Makedonski Brod: Do të punoj me përkushtim appeared first on Alsat.