VMRO-DPMNE-ja synon të udhëheqë me Komunën e Aerodromit edhe një mandat tjetër duke u premtuar banorëve se do të vazhdojë me realizimin e projekteve të nisura. Kandidati i kësaj partie Dejan Miteski thotë se janë ndërtuar oborre sportive, çerdhe e shkolla kurse premton ritëm të njëjtë të realizimit të projekteve edhe në mandatin tjetër. Ai kërkon mbështetje në rrethin e dytë më 2 nëntor.

“Aerodromi nuk pret. Aerodrome ndërtohet, me vepra, në terren, me rezultate konkrete. Ndërtojmë një pjesë të re të “Bllazhe Koneskit”, ndërtojmë çerdhe te Poliklinika “Jane Sandanski” kurse tashmë është gati çerdhja “Kësulkuqja”. Kemi vendosur dhoma me senzorë në “Dimitar Makedonski” dhe “Llaze Angellovski”, sigurojmë tabletë për secilin fëmijë, ndërtuam oborr sportive dhe poligon në “Gjorgjija Puleski”, ndërtojmë sallë sportive në Lisiçen e Poshtme. Këta janë projekte që shihen dhe jetohen kurse vijon shumë më shumë. Ura të reja, ndërtime të tjera, infrastrukturë dhe hapësirë e gjelbër që e mbron cilësinë e jetës në Aerodrom”, tha Dejan Miteski, Kandidat i VMRO-DPMNE-së për Aerodromin. /Alsat.mk

The post Zgjedhjet lokale, VMRO-ja kërkon votën në Aerodrom appeared first on Alsat.