
Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë nesër, 92 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm duhet ta realizojnë të drejtën e votës në kushte shtëpiake.
“Duhet të votojnë 80 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Kërkesa kanë parashtruar 83 persona, por, pas shqyrtimit, tre prej tyre nuk u pranuan për shkak të dokumentacionit jo të plotë. Si komision i kemi ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme, materiali zgjehdor ka arritur dhe të njejtin do ta shpërndajmë gjatë ditës së nesërme”, tha për MIA-n Jovanka Josifovska, nënkryetare e komisionit.
Në zgjehdjet e fundit lokale, në tetor të vitit 2021, në këtë komunë ishin parashtruar 21 kërkesa, ishin pranuar 20 të cilt e realizuan të drejtën e votës.
Sipas kryetarit të KKZ-së, Nexhip Iljaz, në komunën Qendra Zhupë u parashtruan 12 kërkesa dhe të gjitha janë pranuar, që do të thotë se nesër aq persona të sëmurë dhe të pafuqishëm duhet të votojnë. Në vitin 2021 në këtë komunë, për të votuar në kushte shtëpiake ishin paraqitur 18, një kërkesë ishte refuzuar, kështu që votuan 17 persona.