Sot fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë të komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushës dhe Qendër Zhupës, përcjell TV21. Mbledhja e nënshkrimeve do të kryhet para personave zyrtarë të njësisë përkatëse rajonale dhe zyrës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para noterit kompetent, çdo ditë pune gjatë orarit të rregullt, ndërsa dita e fundit, më 30 nëntor deri në orën 24:00. Zgjedhjet e përsëritura në këto katër komuna mbahen për shkak të mosarritjes së censusit në zgjedhjet lokale të mbajtura më 19 tetor, e si pasojë në këto komuna nuk u zgjodhën kryetarët.