Që nga viti 2018, sipas komentit të analistit financiar të CMG, Liu Ge, sistemi financiar i Kinës ka hyrë në korsinë e shpejtë, e cila sillet rreth ndërkombëtarizimit, transparencës dhe standardizimit të financave dhe mirëpret institucionet e huaja financiare për t’u integruar në tregun kinez

Studiuesi i posaçëm i qendrës financiare pranë Universitetit Tsinghua, Chen Hongbin mendon që stili i investimeve përbëhet nga investimi për potencial dhe ai për vlerë. I pari fokusohet tek inovacioni teknologjik. Si një nga vendet më novatore dhe dinamike ,Kina është e pasur me mundësi investimi që asnjë institucion financiar nuk mund t’ i shpërfillë. Ndërsa për vlerë, si vendi më i madh prodhues në botë me sistemin industrial më të plotë dhe kategoritë industriale më të bollshme, Kina mund të quhet destinacioni më i mirë i investimeve.

