Juria e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK ka zgjedhur të premten 10 këngët finale. Të gjitha njëzet këngët që garuan në edicionin e sivjetmë, janë interpretuar në dy netët, të enjten dhe të premten.

Lista e finalistëve: 

Art Lokaj – Ty

Elmedinë Ramushi – A po m’sheh

Florent Abrashi – Unë dhe ti

Teutë Halili – Amin

Kiara Juba – Nirvana

Klea Dina – At

Laorjan Ejlli – Një natë shkruajta për ty

Arjeta Palushaj – Andrra

Arsi Bako – Rreze zjarr

Xuxi – Identiteti

Në garë sivjet ishin 20 këngë të përzgjedhura nga 44 aplikime, duke përfshirë këngëtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e diaspora.