Kosova sot luan në transfertën delikate në Goteborg ndaj Suedisë. Aktualisht Dardanët janë të dytët në grupin B me 4 pikë, pas Zvicrës së vendit të parë me 9 pikë të plota në 3 ndeshje. Sllovenia e treta me dy pikë dhe mbyll grupin Suedia me një pikë.

Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për fatin e Kosovës në këto kualifikuese. Franco Foda ka bërë tre ndryshime nga formacioni titullar në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ndërsa Edon Zhegrova gjendet sërish në stol.

Aliti, Rexhbecaj dhe Albion Rrahmani gjende në stol sonte, ndërsa në vend të tyre luajnë si titullar Kreshnik Hajdari, Veldin Hoxha dhe Fisnik Asllani.

The post Zhegrova në stol, Kosova e nis me plot befasi ndaj Suedisë. Formacionet zyrtare appeared first on Telesport.