Zhvillohet Forumi i Katërt Global i Inovacionit Mediatik

Të premten, u zhvillua në Qufu të provincës Shandong Forumi i Katërt Global i Inovacionit Mediatik, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe qeveria e provincës Shandong.

Tema kryesore e forumit ishte “Shkëmbimet, mësimi nga njëri-tjetri, forcimi i teknologjisë: Forcat e qytetërimit në transformim dhe zhvillim”.

Në forum morën pjesë rreth 300 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, mediave, qendrave të mendimit, sipërmarrjeve ndërshtetërore etj. të ardhur nga 95 vende e rajone.

Në fjalimin e mbajtur në forum, Drejtori Shen Haixiong u shpreh se CMG ka organizuar për të katërtin vit rradhazi forumin global të inovacionit mediatik, për të krijuar një platformë për dialogun mes qytetërimeve.

“Iniciativa për Qytetërim Global” e paraqitur nga Kina, ka ngjallur jehonë të gjerë në gjithë botën. CMG do të punojë së bashku me miq të vendeve të ndryshme për të nxitur paqen e zhvillimin botëror me forcat e qytetërimit.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI) Daren Tang dërgoi një letër për t’i uruar forumit rezultate të frytshme.

Daren Tang u shpreh në letër se OBPI pret zhvillimin e bashkëpunimit me CMG për të përballuar së bashku sfidat e epokës digjitale. Shumë zyrtarë të organizatave ndërkombëtare dhe mediave mbajtën fjalime në forum rreth temave të inovacionit tekniko-shekncor, shkëmbimeve mes qytetërimeve të ndryshme etj.

Në videofjalimin e saj, zv/Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjen e komunikimeve globale Melissa Fleming, u bëri thirrje mediave të vendeve të ndryshme të bashkëpunojnë për të rivendosur besimin në hapësirën kibernetike, duke ndërtuar së bashku një botë të pastër informacioni.

Pjesëmarrës të pranishëm në forum nisën së bashku ekspozitën e turneut global për vitin 2025 “Trashëgimitë kulturore jomateriale në Kinë”. Ekspozita i shfaq botës magjinë e trashëgimive kulturore jomateriale të Kinës duke promovuar shkëmbimet mes kulturës kineze dhe kulturave të huaja.

Në forum u vendos gjithashtu një zonë e ekspozitës së teknologjive inovative të CMG-së ku u shfaqen rezultatet e CMG-së në përdorimin e inteligjencës artificiale, prodhimin e emisioneve me rezolucion ultra të lartë, integrimin e transmetimeve etj.