Zinedine Zidane ka marrë drejtimin e Francës më 28 korrik dhe e ka nisur aventurën e tij me dy fitore ndaj Turqisë dhe Belgjikës në “Nations League”. Sipas “L’Équipe”, Zidane përfiton të njëjtën pagë fikse si paraardhësi Didier Deschamps; 300 mijë euro në muaj. Megjithatë, struktura e shpërblimeve është ndryshe.

Trajneri i ri i “Les Bleus” ka hequr dorë nga bonuset e lidhura me të drejtat e imazhit, të parashikuara për çdo ndeshje të kombëtares dhe të lidhura me aktivitetet komerciale me sponsorët. Gjatë epokës së Deschamps, këto të ardhura arrinin rreth 44 mijë euro për ndeshje, dyfishin e shumës së përfituar nga lojtarët.

Vendimi lidhet edhe me marrëveshjet personale të Zidane, i cili është imazh i disa markave, përfshirë “Adidas”, ndërsa kombëtarja franceze ka kontratë me “Nike”. Kompensimi vjen përmes bonuseve më të larta për rezultatet në kompeticionet madhore.

Në rast suksesi në Europian ose Botëror, Zidane mund të përfitojë shpërblime më të mëdha se ato të parashikuara për Deschamps. Sfidën e parë madhore e ka tashmë përpara; rikthimin e Francës në majat e futbollit, pas vendit të katërt në Botërorin 2026.

 

The post Zidane, e njëjta pagë fikse si e Deschamps. Për të ndryshon struktura e bonuseve appeared first on Telesport.