Trajneri i ri i Francës, Zinedine Zidane, ka folur për mediat para debutimit sot në kombëtare, në ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Turqisë: “Ndiej emocione të mëdha që jam këtu si trajner. Ndoshta edhe më shumë sesa para herës sime të parë si lojtar.”

Ka kureshtje të madhe lidhur me stilin e lojës që do të shfaqë Franca dhe pozicionin që do të marrë Ousmane Dembélé për të bashkëjetuar me Kylian Mbappé në fushë: “Do ta shihni sot. Kemi planifikuar disa gjëra. Ideja është të bëjmë gjëra interesante”.

Nuk do të flasim për një ‘vulë Zidane’. Kemi zhvilluar tri seanca stërvitore. Kemi përcaktuar dy ose tri gjëra. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë sot. Mbappe është mirë; pati një shqetësim të vogël, por asgjë serioze. Do të jetë gati për të luajtur “, tha Zidane.

Nga Lucas Da Cunha te Esteban Lepaul, si dhe Jean Butez e Leny Yoro, trajneri Zidane ka sjellë fytyra të reja dhe shumë ndryshime në skuadrën e kombëtares. “Jam i kënaqur me atë që shoh. Qëllimi është të shohim lojtarë të rinj. Është gjë e mirë”, tha Zizu.

“Kombëtarja franceze është e hapur për të gjithë. Kemi një grup të mirë me një përzierje të rinjsh dhe veteranësh. Turqia është një skuadër e shkëlqyer. Nuk e meritonin të eliminoheshin kaq herët në Kupën e Botës. Do të na krijojnë probleme, kjo është e sigurt“, tha Zidane.

The post Zidane: I kënaqur me atë që shoh në stërvitje, i emocionuar më shumë se kur debutova si lojtar appeared first on Telesport.