Një zjarr i madh shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi rreth orës 6 të mëngjesit duke shkatërruar teatrin historik Sanazzaro në Napoli.
Çatia e teatrit mësohet se është shembur. Të gjitha ndërtesat e banimit aty pranë janë evakuuar dhe katër persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes.
Gjashtë zjarrfikëse raportohet se janë ende në vendngjarje duke punuar për shuarjen e flakëve. Zjarri dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër, por shkaqet e tij ende nuk janë përcaktuar.
Teatri u përurua në vitin 1874 dhe që nga vitet e para të funksionimit të tij u shoqërua me traditën e komedisë napolitane dhe teatrit popullor.
Gjatë shekullit të 20-të ai përjetoi periudha prosperiteti dhe rënieje, dhe pësoi dëme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u rinovua gradualisht dhe u rikthye në funksionim të plotë.
In fiamme il teatro Sannazzaro, paura tra i residenti della zona
‘Siamo svegli dalle cinque, c’è una nube impressionante’
(ANSA) – NAPOLI, 17 FEB – Le fiamme, alte, il fumo denso. Paura tra i residenti della centralissima via Chiaia. pic.twitter.com/wTeXSawHCt
— Francesco Borrelli (@NotizieFrance) February 17, 2026
The post Zjarr masiv në teatrin historik “Sanazzaro” në Napoli, evakuohen banorët appeared first on Alsat.
