Një zjarr i madh ka shpërthyer në Resnjë, përkatësisht pranë fshatit Dolno Perovo, afër liqenit të Prespës. Sipas autoriteteve përkatëse, zjarri është vënë nën kontroll me ndihmën e aeroplanëve “Air Tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Kryetari i Komunës së Resenit, Jovan Teziovski, thotë se dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm, pasi për herë të shtatë shpërthen në të njëjtin vend.

“Dyshojmë se është i qëllimshëm sepse kjo na ndodh për herë të shtatë. Kemi disa të dhëna për një person që është parë. Nga të gjitha rastet, ky i fundit ishte më i madhi – përfshiu sipërfaqe më të madhe dhe shkaktoi dëme më të mëdha Zjarri nis nga brenda, në park, nuk është ndezur në rrugën magjistrale. Nuk mund të supozojmë ndryshe. Deri tani nuk kemi arritur ta kapim. Po e monitorojmë me dronë dhe kamera vëzhgimi në park, por pa sukses, ende nuk e kemi gjetur”, tha Teziovski.