Janë mbyllur sot ndeshjet e raundit të parë në grand slam-in e US Open. Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 2 në botë, fitoi me vështirësi 3-2 (6-4, 3-6, 6-7, 7-5, 6-4) ndaj italianit Lorenzo Sonego.

Në raundin e dytë kualifikohen edhe francezi Gael Monfils, italianët Mattia Bellucci e Lorenzo Musetti, amerikani Taylor Fritz, argjentinasi Francisco Cerundolo dhe gjermani Jan-Lennard Struff.

Te femrat, tenistja japoneze Naomi Osaka mundi 2-0 (7-6, 7-6) Anastasia Zakharova. Një biletë për në raundin tjetër sigurojnë edhe rusja Anastasia Potapova, belgia Elise Mertens e kazakja Yulia Putinseva.

The post Zverev siguron raundin e dytë të US Open, kualifikohen edhe Mussetti, Osaka e Putinseva appeared first on Telesport.