
Sot, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ushtria zvicerane tregoi edhe një herë në praktikë respektin dhe tolerancën ndërfetare. Përveç lirimit të ushtarëve myslimanë nga obligimet ushtarake për këtë ditë festive, ajo organizoi edhe transport të posaçëm deri te xhamitë ose vendet e caktuara ku u fal namazi i Bajramit.
Në radhët e ushtrisë zvicerane ka një numër të madh ushtarësh myslimanë, ku pjesa më e madhe e tyre janë me prejardhje shqiptare shprehen disa ushtar te pranishem per faktiditor.info

Po ashtu, edhe shkollat në Zvicer i lirojnë nxënësit nga mësimi për dy festat kryesore fetare islame gjatë vitit, përkatësisht për dy Bajramet.

Ky model i respektit institucional ndaj diversitetit fetar mund të shërbejë si shembull i mirë edhe për vende të tjera në rajon, përfshirë Kosove dhe Maqedonin e veriut, ku ende shfaqen herë pas here qëndrime jotolerante apo fyese ndaj fesë islame. Harmonia fetare ndërtohet pikërisht përmes respektit të ndërsjellë dhe pranimit të dallimeve. faktiditor.info
