FIFA ka njoftuar rregulla të reja për Kupën e Botës 2026 dhe do të aplikohen qê në startin e kompeticionit.
1.Zëvendësime të shpejta: Lojtari i zëvendësuar do të ketë maksimumi 10 sekonda për të dalë nga fusha. Nëse vonohet më shumë, zëvendësuesi i tij duhet të presë një minutë para se të hyjë, duke e lënë ekipin përkohësisht me një lojtar më pak.
2.Kontroll kohor për rinisjet: Do të aplikohet një kohëmatës 5-sekondësh për rivëniet anësore dhe nga porta. Tejkalimi i kësaj kohe do të rezultojë në humbjen e zotërimit të topit.
3.Trajtim mjekësor jashtë fushës: Një lojtar që merr trajtim në fushë duhet të dalë dhe të presë një minutë para se të kthehet, përveç nëse dëmtimi është shkaktuar nga një faull që mund të sjellë karton.
4.Zgjerimi i VAR: VAR do të jetë në gjendje të shqyrtojë kartonët e dytë të verdhë që çojnë në përjashtim, si dhe këndoret e dhëna gabimisht.
5.Kapiten dhe gjyqtarë: Rregulli që vetëm kapiteni mund t’i afrohet gjyqtarit përforcohet; lojtarët e tjerë rrezikojnë një karton të verdhë nëse e prekin ose i afrohen kërcënueshëm gjyqtarit.
The post ZYRTARE: 5 ndryshimet e njoftuara nga FIFA mbi rregulloren e Botërorit 2026! appeared first on Telesport.
