Sot u zyrtarizua gjyqtari kryesor në finalen e Kupës së Mbretit, Barcelona – Real Madrid, sfidë e cila do të luhet më 26 prill.

Eshtë caktuar gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea, i ndihmuar nga Pablo Gonzalez Fuertes në VAR.

Në media thuhej se gjyqtari Soto Grado ishte favoriti absolut për këtë takim të rëndësishëm, por në fun Bengoetxea fitoi vendin e tij.

Kjo do të jetë finalja e parë e Kupës së Mbretit për të, por më parë ai ka gjykuar në dy ndeshje El Clasico.

The post Zyrtare: Caktohet gjyqtari i finales së Kupës së Mbretit, Barcelona-Real appeared first on Telesport.