Pas disa ditësh pasigurie, që rrodhën nga konflikti që përfshin Iranin dhe SHBA si dhe në vazhdën e organizimit të suksesshëm të Çmimit të Madh të Katarit në MotoGP, FIA ka konfirmuar se dy garat e ardhshme në Lindjen e Mesme do të zhvillohen sipas planit.

Njoftimi erdhi nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Mohammed Ben Sulayem, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jemi gati për Katarin dhe Abu Dhabin”, shkroi ai.

“Jemi plotësisht të përgatitur dhe të përkushtuar për të ofruar dy fundjava të jashtëzakonshme si dhe një përfundim spektakolar të Kampionatit Botëror të Formula 1 të FIA-s”, shtoi ai.

Në fund, ai deklaroi: “Mezi presim të mirëpresim pilotët, ekipet dhe tifozët në dy pista ikonike, për një fund sezoni të paharrueshëm. Shihemi në pistë.”

Kjo i jep fund mundësisë që Imola të presë garën përmbyllëse të Kampionatit Botëror 2026, një mundësi për të cilën vetë pista kishte shprehur gatishmërinë e saj, konkretisht për fundjavën e 6 dhjetorit.

The post Zyrtare: Dy garat në Lindjen e Mesme do të zhvillohen normalisht sipas kalendarit të Formula 1 appeared first on Telesport.