Mesfushori shqiptarë, Granit Xhaka, do të vesh fanellën e Juventusit dhe do të luajë në Seria A të Italisë. Burimet e TV Alsat, të afërta me mesfushorin shqiptarë, bëjnë me dije se Granit Xhaka ka dhënë dritë jeshile për marrëveshje mes klubeve, atë të Bajer Leverkuzenit dhe “Zonjës së Vjetër”.

Mesfushori shqiptarë gjatë kohë ishte në shënjestër të Milanit dhe mediat italiane raportuan se Xhaka kishte marrëveshje me klubin kuqezi, por nuk u arrit marrëveshja mes klubit gjerman dhe “rosonerëve”, pasi që Bajeri kërkoi dëmshpërbloim të lartë.

Mirëpo kjo nuk e ndali mesfushorin shqiptarë që të insistojë që të luajë në Seria A, ndërsa “Zonja e Vjetër” mësohet se ka plotësuar të gjitha kërkesat e klubit gjerman, pasi që paraparakisht ka arritur marrëveshje me Granit Xhaka-n. Në ditët në vijim pritet konfirmimi zyrtar dhe Granit Xhaka të kalojë testet mjekësore në Torino, në selinë e Juventusit.

The post Zyrtare, Granit Xhaka vishet bardhezi dhe do të luajë në Seria A appeared first on Alsat.