PSG sapo ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale të klubit transferimin e Lucas Chevalier nga Lille. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 40 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse, në total 55 milionë euro.
23-vjeçari i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Lille, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha, ka firmosur me parizienët deri në vitin 2030. “Unë jam një fëmijë që po e realizon ëndrrën e tij. Që kur isha i vogël, kam dashur të luaj në nivelin më të lartë. Është një gëzim i madh të jem këtu. Do ta vesh këtë fanellë me dashuri dhe ambicie”, fjalët e para të Chevailer pas transferimit te PSG.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, nuk e fsheh dot gëzimin për transferimin e Chevalier, duke e konsideruar atë si një nga portierët më të mirë në Europë. “Paris Saint-Germain është i kënaqur të mirëpresë Lucas Chevalier në familjen e saj të madhe. Lucas është një nga portierët më të mirë në Francë dhe Evropë, dhe një përforcim fantastik për ekipin tonë, ndërsa ne vazhdojmë të ndërtojmë në planin afatgjatë, duke u mbështetur gjithmonë te kolektivi”, tha Nasser Al-Khelaïfi.
The post ZYRTARE: PSG bën goditjen e madhe në merkato, ja detajet appeared first on Telesport.
