Klubi i Tiranës brenda 3 muajsh ka 3 trajnerë të ndryshëm.

Ndoshta ajo shprehja e treta e vërteta qëndron por koha do ta tregojë ashtu si koha nuk mjaftoi për fillimisht Vangjel Milen që nisi sezonin dhe Bordin që u emërua pasuesi i tij duke qëndruar 53 ditë si trajner bardheblu.

Fitoja e thellë në derbin ndaj Partizanit u duk si rilindja e madhe por Tirana iu rikthye rezultateve të dobëta dhe pas 1 pike në 3 ndeshjet e fundit dhe dy humbjeve radhazi, edhe Bordin pati fatin e Miles. Ndëprerje e bashkëpunimit.

Tashmë, ai që do të provojë fatin dhe të përpiqet të ringrejë Tiranën është Ardian Nuhiu.

Pasi përfundoi bashkëpunimin me Gjilanin ku qëndroi për 1 vit e gjysmë, tashmë 46-vjeçari shqiptar i Maqedonisë do të drejtojë kryeqytetasit.

Skuadra bardheblu imiton kështu ekipin tjetër legjenda Partizani që e nisi me Skënder Gegën, vazhdoi me Milinkovic dhe se fundmi mori Oltion Kërnaja në stol.

Sezon me turbulenca teksa dy skuadrat ndodhen në zonën e ftohtë të rënies në kategori.

The post ZYRTARE | Tirana bën “kurban” edhe trajnerin e dytë, zgjedh të tretin brenda 3 muajsh! Njësoj si Partizani… appeared first on Telesport.