Zyrtarët dhe deputetët nuk janë kundër mosrritjes së pagave të tyre edhe pse siç thonë, nuk është se i kanë pagat e larta. Sipas tyre pagat mbi 2 mijë euroshe i meritojnë pasi kanë përgjegjësi të mëdha.

“Unë absolutisht nuk kam kundër asgjë. Nëse shumica parlamentare vendosin që zyrtarët e lartë duhet të kenë ulje, por jo vetëm ne, ka disa kategori të tjera, unë pajtohem me këtë absolutisht…E di që të jesh një funksionar nuk ke orar pune, puna të përndjekë edhe në shtëpi kur je me familje me fëmijë telefoni nuk ndalet gjithmonë mundohem të jem në shërbim”, tha Kaltrina Zekolli Shaqiri – Zv.ministre e Transportit.

“Ne deputetët sinqerisht nuk i kemi dhe aq të larta. Flas nga përvoja ime si mjeke, mund të them se edhe si mjeke po këtë pagë kisha. Madje disa herë varet nga numri i pacientëve mund të shkonte shumë më e lartë”, u shpreh Valbona Adili Emini – VLEN.

“Kryesore për ne shumë e rëndësishme është çështja që funksionarët të punojnë në radhë të parë dhe të japin llogari. Duhet ti meritojnë pagat të cilat i marrin dhe të japin llogari dhe përgjegjësi përpara qytetarëve nëse janë deputetë të votuar nga qytetarët dhe sidomos nëse janë zyrtarë të lartë si drejtorë ose ministra, duhet të japin llogari aty ku duhet të japin llogari”, theksoi Rina Ajdari – Fronti Evropian.

“Nuk luan rol tek ata që kanë shumë. Ndërsa tek ata që e kanë rrogën minimale luan rol më tepër se jetike. Të futesh në gjendjen e tyre familjare, nevojat e fëmijëve të tyre, nevojat e çdo kryefamiljari, jo 13 mijë por edhe 3 mijë denarë luan rol”, tha Skender Rexhepi – Fronti Evropian.

“Unë mund të tregoj sa është paga ime për momentin. Me gjithë përvojën e punës pasi kam 20 vjet përvojë pune, paga ime është 120 mijë denarë. A e meritojmë? Shpresoj se periudhën që vijon do ta dëshmojmë se e meritojmë pagën pasi do të sjellim vendime në interes të qytetarëve dhe shtetit”, tha ndër të tjera Mitko Trajçuleski – LSDM./ Alsat.mk

The post Zyrtarët dhe deputetët arsyetojnë pagat mbi 2 mijë euro me përgjegjësitë e larta, por thonë se nuk janë kundër mosrritjes së tyre appeared first on Alsat.