Zyrtarët ukrainas dhe ata amerikanë kanë filluar punën dhe planifikojnë të takohen javën e ardhshme, kështu bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Këshillin Special Europian, shkruan kyivindependent, transmeton TV21.

“Ukraina jo vetëm që është e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm për paqen, por ne po propozojmë gjithashtu se cilat janë ato hapa”, tha Zelensky, duke shpresuar për një dialog “domethënës” me zyrtarët amerikanë.

Ndërkaq, dy palët janë duke punuar për t’i qetësuar marrëdhëniet pas takimit “katastrofal” mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky të premten e kaluar në Uashington.