Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake, duke pretenduar se për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 1995, nuk është pranuar asnjë kadet shqiptar. Nga BDI-ja përgjegjësinë për këtë situatë ia adresojnë VLEN-it dhe Qeverisë, duke vënë në pikëpyetje përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Sipas BDI-së, kjo situatë cenon frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga kjo parti kërkojnë përgjigje nga VLEN-i për premtimet lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve.

“Turpi i radhës i VLEN-it dhe praktika me zero shqiptarë vazhdon në Akademinë Ushtarake. Pēr herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnje kadet shqiptar. Ky fakt ngre pikëpyetje serioze për rolin dhe ndikimin e VLEN-it në institucionet shtetërore ku përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë jo vetëm parim deklarativ, por edhe realitet institucional. Por përgjegjësia nuk mund të ndalet vetëm te VLEN-i. Qeveria duhet të kuptojë se mirëbesimi ndërmjet partnerëve politikë nuk ndërtohet përmes deklaratave, por përmes respektimit të barazisë, përfaqësimit dhe marrëveshjeve politike. Edhe më shqetësues është fakti se raste të tilla e cenojnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, dobësojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe i vënë në pikëpyetje marrëdhëniet ndër-etnike. VLEN-i duhet të japë përgjigje: Ku mbeti përfaqësimi që premtohej?”, thonë mes tjerash nga BDI.

The post 🔴 BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake first appeared on .