Reagimet nga familja Beqiri ndaj VLEN-it po vazhdojnë. Pas reagimit të Sedat Beqirit, kësaj radhe është vëllai tjetër, Ferat Beqiri, i cili përmes një statusi publik ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë politik.
NĂ« statusin e tij, Ferat Beqiri shkruan:
“Familja Beqiri nuk është më në anën tuaj, po ashtu edhe vëllai im Daut Beqiri.”
Ky reagim vjen pas deklarimeve të mëparshme të Sedat Beqirit dhe përfshin edhe emrin e Daut Beqirit, duke e bërë të qartë që mesazhi i tij lidhet me qëndrimin e familjes ndaj VLEN-it.
Reagimet e njëpasnjëshme shtojnë pikëpyetjet mbi raportet e VLEN-it me figura dhe rrethe të ndryshme politike në Haraçinë.
Ndërkohë, kritikat ndaj VLEN-it për afërsinë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe akuzat se koalicioni po sillet si vasal i tij, duke mos pasur autonominë e pretenduar politike në vendimmarrje, vazhdojnë të jenë pjesë e debatit publik.
A po përballet VLEN-i me pakënaqësi edhe në rrethet ku më parë pretendonte se kishte mbështetje?
The post 🔴 Vazhdojnë reagimet e vëllezërve të kryetarit të Haraçinës: Pas Sedat Beqirit, reagon edhe Ferat Beqiri: “Familja Beqiri nuk është më në anën tuaj, po ashtu edhe vëllai im Daut Beqiri!” first appeared on .
